-6.9 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeBota80% e Europës e mbuluar nga bora, regjistrohen 13 viktima nga temperaturat...

80% e Europës e mbuluar nga bora, regjistrohen 13 viktima nga temperaturat e ulëta

Europa po përjeton një valë të fortë acari, reshje të mëdha dëbore e stuhi erë, duke regjistruar 13 viktima si pasojë e temperaturave ekstremisht të ulta që në Italinë fqinje kanë shënuar deri në -23 gradë Celsius, ndërsa në Finlandë -42 gradë.Sipas të dhënave satelitore europiane, rreth 80% e kontinentit është mbuluar nga bora, shifër kjo më e larta e shënuar që nga viti 2010.

Në pjesën veriore, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë, stuhia “Goretti” shkaktoi erëra që arritën deri në 216 km/orë, duke bërë që të anulohen me qindra fluturime dhe të mbesin pa energji mijëra banesa. Me të njëjtën situatë u përball edhe Gjermania Veriore, si dhe disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore.

Në Itali, për shkak të kushteve të motit, Mbrojtja Civile ka shpallur alarm të verdhë në pesë rajone, duke paralajmëruar temperatura shumë të ulta.Reshjet e dendura të dëborës, erërat e fuqishme, si dhe shirat rrëmbyeshëm kanë sjellë përmbytje edhe në Ballkanin Perëndimor, duke paralizuar transportin e qytetarëve, si dhe furnizimin me energji elektrike në të gjithë rajonin.

E teksa i gjithë kontinenti po përballet me acarin e ftohtë, Australia u godit nga ciklone dhe zjarre masive, duke lënë me mijëra banorë në errësirë të plotë.Si pasojë e flakëve, më shumë se 300,000 hektarë janë shkrumbuar, përfshi edhe 130 shtëpi dhe biznese.

Autoritetet i kanë cilësuar këto zjarre si më të rëndat që nga “Vera e Zezë” e viteve 2019–2020, kur u dogj një sipërfaqe sa territori i Turqisë dhe ku humbën jetën 33 persona

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments