3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme745 vjet burg për grupin e Kumanovës, konfirmohet dënimi i Gjykatës së...

745 vjet burg për grupin e Kumanovës, konfirmohet dënimi i Gjykatës së Apelit

linqet

https://www.libertas.mk/apelaczi%D1%98a-%D1%98a-potvrdi-presudata-za-divo-nase%D1%99e/

https://makfax.com.mk/makedonija/%D0%B0%D0%BF%D0%B5%D0%BB%D0%B0%D1%86%D0%B8%D1%81%D0%BA%D0%B8%D0%BE%D1%82-%D1%81%D1%83%D0%B4-%D0%B3%D0%B8-%D0%BF%D0%BE%D1%82%D0%B2%D1%80%D0%B4%D0%B8-%D0%B4%D0%BE%D0%B6%D0%B8%D0%B2%D0%BE%D1%82%D0%BD/

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dënuar me 746 vjet burgim. Për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilën ishin shpallur fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, në Kumanovë,

Gjatë luftimeve që kishin zgjatur dy ditë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë pjesëtarë të grupit ishin dënuar me burg të përjetshëm, 13 janë dënuar me nga 40 vjet burg, derisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg. Të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë.

Pjesëtarët e grupit, gjatë procesit të gjatë gjyqësor kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm, duke theksuar se në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, kishin shkuar për t’i tërhequr vërejtjen autoriteteve maqedonase, për siç kanë thënë, “mosrealizimin e drejtave të shqiptarëve” sipas asaj që ishte paraparë në Marrëveshjen e Ohrit.

Pjesëtarët e grupit dhe pala mbrojtëse ka kërkuar hetim ndërkombëtar, ndërsa ka përsëritur qëndrimet se rasti ka qenë i orkestruar nga qeveria e kaluar për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet, me të cilat përballej ajo, në veçanti me aferën e përgjimeve dhe raste tjera.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se mbeten në qëndrimin mbi nevojën e zbardhjes së këtij rasti dhe se pasi të ketë një epilog gjyqësor, do të mund të inkuadrohen ekspertët ndërkombëtarë.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një prononcim për media kishte kërkuar që grupi të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit më burg. Pas vërtetimit të dënimit, pala mbrojtëse ka të drejtën e ankimimit të vendimit të Apelit në Gjykatën Supreme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments