-0.9 C
Tetovo
E premte, 26 Dhjetor, 2025
BallinaLajme700 mijë euro për një rrugë që s’u ndërtua kurrë, Bejta akuzon...

700 mijë euro për një rrugë që s’u ndërtua kurrë, Bejta akuzon Limanin dhe Taravarin

Kandidati për kryetar i komunës së Gostivarit nga radhët e koalicionit VLEN, Nevzat Bejta akuzon për keqpërdorime.

Sipas Bejtës, kreu i deritanishëm i Gostvarit Valbon Limani dhe paraardhësi i tij Arben Taravari kanë keqpërdorur pozitën duke harxhuar siç thotë rreth 700.000 euro për një rrugë që nuk është bërë asnjëherë.

Bejta ka prezantuar edhe dokumentacion që pretendon se është firmosur nga Limani, i cili është kandidat i koalicionit AKI për komunën e Gostivarit.

“Tenderin e kanë bë 700.000 euro dhe asnjëherë nuk është bë as rikonstroim e as rehabilitim i ndonjë rruge as në fshat e as në qytet. E nënshkruar është nga Valbon Limani. Sipas standardeve në Evropë e Austri një kubik asfalt kushton 70 euro e tek këta kushton më mija euro. Kështu vjedhje plaçkitje s’ka ndodhur në asnjë komunë. Shembull tjetër që e kemi, mirëmbajtja e rrugëve gropave dhe trotuareve, tenderi ka kushtuar 200-000 euro për mbushjen e gropave dhe ku janë dëmtuar trotuaret”, tha Nevzat Bejta. Kandidat i koalicionit VLEN për Gostivarin./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments