70% e qytetarëve të Tetovës i paguajnë faturat e ujit, ndërsa pjesa tjetër ka borxh në ndërmarrjen publike komunale “Sharri”. Nga ndërmarrja pohojnë se qyteti është duke u furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm dhe kohëve të fundit nuk ka ndërprerje. Apelojnë që faturat të paguhen!“Në krahasim me vitet e kaluara kemi një gjendje më stabile rreth 70% kemi dhe apeloj tek ato 30% që nuk paguajnë të paguajnë obligimet që i kanë ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit, pasi dukshëm është përmirësuar edhe gjendja e ujit në qytet nuk ka problem të mëparshme që i kishim. Tani kemi ujë të pijshëm çdo ditë dhe çdo lagje është furnizuar me ujë të pijshëm”, u shpreh Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.Por nëse shumica paguajnë për ujë, kështu nuk bëjnë për pagesat e mbeturinave, të cilat tash me koncesion publik i menaxhon kompania Saubermacher. Nga NPK “Tetova” na thanë se vetëm 35% e tetovarëve kanë paguar rregullisht faturat, por pas marrjes së masave juridike nga kompania private, pagesa në vitin 2025 ka shkuar në 55%.
“Realizimi mujor është nënë 35% kurse vjetor në vitin 2024 dhe 2025 në faturimit total ka arritur 55%, këtu e dimë se janë marrë dhe masa juridike për qytetarët që nuk paguajnë dhe për atë kemi një rritje gjatë vitit 2025. Gjendja me rrogat është zero-zero dhe jemi duke punuar që gjatë javës që vjen të mbyllim edhe muajin e 12”, deklaroi Samet Bislimi – drejtor i NPK “Tetova”.NPK “Sharri” menaxhon vetëm ujësjellësin në qytet, pasi që shumica e fshatrave të Tetovës, ujin e pijshëm e menaxhojnë vetë.
