Edhe pas 7 vitesh nga vërshimet në Shipkovicë të Tetovës, banorët ankohen se akoma nuk është bërë asgjë për vendbanimin. Bashkësia lokale ankohet se ky fshat ende ka shumë probleme. Sipas banorëve UNDP edhe Ministria e Ekologjisë është duke punuar, por banorët akoma nuk janë të njoftuar se çfarë më saktësisht është duke u bërë.