3.5 C
Tetovo
E diel, 5 Janar, 2025
BallinaLajme-7 gradë Celsius ishte temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në...

-7 gradë Celsius ishte temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoni! Ja çfarë moti e pret vendin

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, -7 gradë Celsius, ndërsa më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, ku shtresa e borës arriti 45 centimetra.

Sipas DPHM-së,deri në orën 08:30 janë matur -6 gradë në Shkup Petrovec, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, -4 në Manastir, Veles, Kumanovë, Kodra e Diellit, -3 në Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Kavadar, Kriva Pallankë , -2 Lazaropole, -1 Gjevgjeli, Prilep, 0 Ohër, Pretor, 1 Vinicë, Dibër, Hanet e Mavrovës, si dhe 2 gradë në Krushevë.

Lartësia e shtresës së borës është 44 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Krushevë dhe 5 në Lazaropole.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga jugu. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore. Gjatë natës së shtunë, reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende do të jenë më të bollshme (20 l/m2). Me erë të fortë nga veriu, reshjet do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa nga ato më të ulëta. Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments