23.7 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajme6 milionë euro borxh -përplasje në komunën e Zhelinës/ Sejdiu mohon, Sulejmani...

6 milionë euro borxh -përplasje në komunën e Zhelinës/ Sejdiu mohon, Sulejmani ka fakte

Lufta politike në Komunën e Zhelinës vazhdon të thellohet, teksa kandidati i mundshëm i Frontit Kombëtar për Zhelinën, Emir Sulejmani, akuzon kryetarin aktual Blerim Sejdiu për borxh të thellë financiar dhe keqpërdorime të shumta. Nga komuna, zyrtarët vazhdojnë të mohojnë çdo akuzë, duke i quajtur të pabazuara pretendimet për një borxh prej mbi 6 milionë eurosh

Por Sulejmani paralajmëron publikimin e dokumenteve zyrtare që sipas tij do të hedhin dritë mbi borxhin real dhe padrejtësitë e shumta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Emir Sulejamni thotë se faktet do ti kenë ditëve në vijim për borxhin e madh mbi 6 milionë euro.

“Të fala atyre që fshihen pas profileve zyrtare të degëve. Pasi kërkoni fakte, do t’i keni! Dhe jo vetëm për borxhin që ka shkuar në afër 6 milionë euro, por për çdo padrejtësi, çdo keqpërdorim dhe çdo hije që e keni hedhur mbi Komunën e Zhelinës dhe banorët.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments