Gjithsej 50 vjet e gjysmë burgim kanë marrë gjashtë anëtarë të grupit të akuzuar të Gërçecit të arrestuar në janar të vitit të kaluar, katër prej të cilëve u dënuan për përfshirje në blerjen e paautorizuar të 15 kilogramëve të drogës narkotike- kokainë, transportimin dhe shpërndarjen e saj në vend, ndërsa dy u dënuan për shoqërim kriminal me qëllim kryerjen e veprës penale vrasje e dyfishtë në shenjë hakmarrje dhe me porosi.
Gjykata i shpalli Fadil Bajramovskin, Sevdi Azirin, Nexhati Isenin dhe Besim Asanin fajtorë për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215, paragrafi 3 i Kodit penal.Bajramovski, Aziri dhe Iseni u dënuan me pesë vjet burg, ndërsa Besim Asani u dënua me gjashtë vjet burg.Sipas autoriteteve, grupi nuk ka vepruar rastësisht, por në vazhdimësi të paktën nga qershori 2019 deri në mars 2021, ndërsa në hetim janë përfshi 15 persona, disa prej të cilëve tani kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë ende nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes.
Gjykatësja Fanka Jançullova Mihaillovska, gjatë shpalljes së aktvendimit, tha se rrethana e ekzistimit të një grupi kriminal vërtetohet përmes përsëritjes dhe organizimit të vazhdueshëm të furnizimit me drogë narkotike, derisa rrethanë tjetër është përdorimi i të njëjtit automjet “Porshe kajen” gjatë blerjes së drogës nga Shqipëria dhe më pas nga Belgjika.
“Fadil Bajramovski mirë e dinte dhe komunikoi dhe organizoi marrjen dhe transferimin e drogës përmes aplikacionit Skaj, ndërsa i akuzuari Besim Asani nuk është një person që rastësisht ka transportuar drogën, por qartë e dinte dhe qëndroi në Belgjikë për një muaj e gjysmë. Duke analizuar komunikimin nga aplikacioni Skaj për marrjen e drogës nga Shqipëria është e qartë se shtetasi i Kosovës është i akuzuari Sevdi Aziri i cili e ka transportuar drogën nga Shqipëria”, ka thënë Jançullova Mihailovska.
Sipas autoriteteve, nga qershori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, Sheval Muaremi dhe persona të tjerë të pakapshëm për organet e rendit formuan dhe drejtuan një grup për transportin dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogës në Maqedoni.
Grupi organizoi blerjen e 14 kilogramëve kokainë nga Shqipëria me një çmim prej 33 mijë euro për kilogram dhe më pas organizoi transportin përmes Kosovës për në Maqedoni.
Gjykata gjatë shpalljes së aktvendimit, tha se vrasja ishte pjesë e një plani më të madh kriminal për të vrarë kinse njerëz që u pengonin.
“Ata me vetëdije vendosën dhe mbetën në vendimin për vrasjen e dyfishtë e cila është karakteristikë e grupit kriminal. Nga komunikimi është e qartë se vrasja e dyfishtë lidhet me shkëmbimin e zjarrit me grupin e Duqanxhikut në në Aleksandar pallas. Duke pasur parasysh si më sipër, të paktën tre persona morën pjesë në vrasjen e dyfishtë, pavarësisht nëse Fati apo Shulejbi qëlluan apo thjesht drejtuan automjetin”, deklaroi gjykatësja.
Mbrojtja reagoi ndaj disa provave të ofruara përmes aplikacionit Skaj, por Gjykata, siç shpjegoi i pranoi ato, sepse janë marrë me ndihmë ligjore ndërkombëtare nga Franca.
Dy të tjerët Gjykata i dënoi për kryerjen e veprave penale të shoqërimit kriminal sipas nenit 394, paragrafi 3 dhe vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 5 e Kodit penal.Fati Sulejmanovskin gjykata e dënoi me një vit e gjashtë muaj burg për veprën penale shoqërim kriminal dhe 14 vjet burg për veprën penale vrasje ose me një dënim të vetëm me burg prej 14 vitesh e gjashtë muaj.
Shulejb Sulejmanovskin gjykata e dënoi me dy vjet burg për veprën penale shoqërim kriminal dhe 14 vjet për veprën vrasje ose me dënim të përgjithshëm prej 15 vjetësh burgim.