12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme5500 denarë për një metër kub – Konfirmohen keqpërdorimet me shitjen e...

5500 denarë për një metër kub – Konfirmohen keqpërdorimet me shitjen e druve

Çmimi i drurit për djegie në vendin tonë nëpër depot e Ndërmarrjes Publike “ Pyjet e Maqedonisë” është 3 mijë denarë përfshirë edhe TVSH-në. Operatorët privat që blejnë dru direkt nga pyjet paguajnë 2500 denarë për metër kub, përfshi TVSH-në, por kur më pas ia shesin qytetarëve, çmimi dyfishohet, shkruan Alsat.

Qytetarët drurin për djegie po e paguajnë madje deri në 5500 denarë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Pyjeve, Valentin Gruevski, thotë se transporti mund të luajë rol në rritjen e çmimit, por nuk justifikon një dallim kaq të madh mes çmimit të tyre dhe operatorëve privat.

“Kjo është më evidente në Shkup ku rezulton që çmimi për metër kub dru është më i lartë. Në qytetet më të vogla çmimi është më i ulët. Megjithatë me shumë mundësi për dallimin në çmim ndikon transporti deri në Shkup. Megjithatë dallimi është i madh. Tani a është i justifikuar apo jo, ka një vendim të Qeverisë për kufizim të marzhës në 10%. Mendoj se kjo është kompetencë e inspektorëve, të cilët duhet të verifikojnë se a respektohet ai vendim i qeverisë”, tha Valentin Gruevski- drejtor i NP “ Pyjet E Maqedonisë”.

Çmimi është më i lirë, por dru në dispozicion nuk ka. Gruevski thotë se sasia e drurit që ndërmarrja ka pasur në dispozicion këtë vit ka qenë më e madhe në krahasim me vitet e kaluara, por kërkesa është edhe më e lartë.

“Nëse matim parametrat do duhej të ketë mjaftueshëm dru, megjithatë ky vit është shumë specifik sa i përket kërkesës për këtë lëndë djegëse, për shkak të gjithë asaj që po ndodh në botë dhe tek ne”, u shpreh Valentin Gruevski- drejtor i NP “ Pyjet E Maqedonisë”.

I pari që vuri në dukje dukurinë me çmimet e drurit ishte Ministri i Mjedisit Jetësorë Naser Nuredini, i cili tha se ekzistojnë dyshime se në treg po bëhet keqpërdorim me çmimet e drurit për djegie dhe se një çështje të tillë e ka ngritur edhe në seancën e fundit të Qeverisë.

Tentuam të kontaktojmë më Inspektoratin e Tregut për t’u informua nëse kanë dal në terren për inspektime të tilla dhe a kanë gjetur parregullsi apo shkelje të vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhës, por pa sukses./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments