9.9 C
Tetovo
E premte, 21 Nëntor, 2025
BallinaLajme54 mln euro grant për transport të sigurt - Miratohet marrëveshja. Fondi...

54 mln euro grant për transport të sigurt – Miratohet marrëveshja. Fondi për Ballkanin Perëndimor administrohet nga BB

Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm, i administruar nga Banka Botërore.

Programi ka si objektiv përmirësimin e sigurisë rrugore dhe hekurudhore, përfshirë dixhitalizimin e proceseve, promovimin e praktikave të gjelbra dhe lehtësimin e tregtisë përmes pikëkalimeve kufitare.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore theksoi se bashkëpunimi për këtë projekt është zhvilluar në mënyrë të ngushtë dhe në harmoni mes vendeve përfituese, duke e cilësuar grantin si një paketë unike investimesh, i cili synon ta afrojë rajonin e Ballkanit Perëndimor më pranë Bashkimit Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments