8.7 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajme“530 km hekurudhë me standardet e BE, projekt konkret”/ Rama: Rinasi, 11.6...

“530 km hekurudhë me standardet e BE, projekt konkret”/ Rama: Rinasi, 11.6 milionë pasagjerë në 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka projekt konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë në vend, me standardet e BE.

Në mbledhjen e grupit të PS, Rama u shpreh se aeroporti i Rinasit, pati 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025.

Rama shtoi se aeroporti i Vlorës është drejt përfundimit.“Nuk i rendita kot të tëra këto, janë veprat e një Shqipërie tjetër. Një Shqipëri që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e 700 tenxhereve. I rendita sepse dua t’i ftoj të gjithë, ju që jeni këtu dhe ata që na kanë besuar drejtimin e Shqipërisë, që t’ia heqin për një çast vendit këto arterie të reja dhe ta marrin me mend rrugën e vjetër në Dibër. Kur thonin Peshkopi, ishe akoma në Burrel. Të ikin për Sarandë nga Gjirokastra. Të provojnë Ersekën nga rruga e mëparshme. Po ndalem me kaq, kam frikë mos i zë rruga ata që po na dëgjojnë. Punë kolosale është bërë. Flasim pak për hekurudhat. Të rilindësh hekurudhën nga hiçi duhet përpjekje dhe durim, por edhe reputacion i vendit, situatë ekonomike dhe situatë financimi, që deri dje Shqipëria nuk e kishte. Nuk kemi thjesht një synim, por kemi plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane. Projekte konkrete. Hekurudha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, ndërtimi pritet në fund të këtij viti. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës-Prishtinë. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kemi folur për dy financime të huaja. Po studiohet rindërtimi i hekurudhës Durrës-Vlorë. Edhe kjo, diçka e këtyre 6 viteve.

Kemi sjellë operatorë të rinj, duke sjellë ulje të biletave. Duke e bërë Tiranën, pikën kyçe të aviacionit rajonal. Kemi qenë ne në qeveri, kur fluturohej nga Shqipëria apo për në Shqipëri, biletat ishin më të shtrenjta në Europë. Sot kemi aeroportin me kapacitetin më të madh në Ballkanin Perëndimor, kemi lënë pas aeroportin e Beogradit. Aeroporti i Tiranës sot ka 80 destinacione dhe 27 linja ajrore, duke përpunuar në vitin që sapo u mbyll, 11.6 milionë pasagjerë, 247 përqind më shumë, krahasuar me vitin 2019, para se të futej në funksion strategjia që sapo folëm. Aeroporti i Vlorës do fusë edhe modele të reja biznesi të aviacionit. Tani që po përfundon, për Vlorën më e mira është e gjithë përpara”, theksoi ai./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments