4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme5 deri në 10% – Kufizohet marzha tregtare për bukën, sheqerin, vajin,...

5 deri në 10% – Kufizohet marzha tregtare për bukën, sheqerin, vajin, miellin dhe produktet e tjera ushqimore

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjellë vendim për përcaktimin e marzhës më të lartë tregtare për produktet bazë ushqimore, në tregti me shumicë dhe pakicë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se në konsultim me bizneset dhe pas koordinimit me institucionet kompetente, kanë vendosur që marzha e kufizuar tregtare për produktet ushqimore bazë të kufizohet deri më 30 shtator 2022.

“Për bukën e bardhë prerë në feta ose integrale, sheqerin e bardhë si dhe vajin ushqyes të lulediellit (pa vaj të ftohtë) do të vendoset marzh tregtar deri në 5% në tregtinë me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë. Për miellin e grurit – tip 400 dhe 500, makaronat dhe shpagetat nga gruri i fortë, oriz i bardhë, qumësht lope me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe vezë pule për të gjitha kompanitë tregtare dhe sipërmarrësit individualë pjesëmarrës në tregti, marzh tregtar do të jetë deri në 10% në tregtinë e me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë”, tha ministri Bekteshi.

Ai gjithashtu informoi se sipas vendimit për këto prodhime nuk do të llogaritet harxhimet operative dhe nuk do të miratohet zbritje dhe kompensime që tregtari me pakicë ia paguan tregtarit me shumicë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments