10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme 48 orë paraburgim për personin qe dyshohet se shaktoi aksidentin në Bllacë,...

 48 orë paraburgim për personin qe dyshohet se shaktoi aksidentin në Bllacë, ku humbën jetën tre persona

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka vazhduar këqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë.

Pas nxjerrjes së veturës BMW me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes.

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik sonte në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas mbrëmjes së aksidentit.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit i cili drejtonte veturën “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura kosovare.

Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments