11.6 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajme44 dëshmitarë do të japin llogari në Kuvend! Bekim Sali ka konstatuar...

44 dëshmitarë do të japin llogari në Kuvend! Bekim Sali ka konstatuar se ka probleme në Onkologji, por jo edhe krim

Më shumë se dy orë zgjati llogaridhënia e ish-ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, i cili dha arsyetimin e tij po edhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Anketues, se çfarë ka ndodhur në Klinikën e Onkologjisë.

Sali në arsyetimin e tij tha se në mandatin e tij të shkurtër, prej rreth një viti, ka konstatuar se në Klinikën e onkologjisë ka pasur probleme.

“Pasi që i shqyrtova në detaje raportet e Klinikës, u brengosa më shumë për menaxhimin e Klinikës së onkologjisë. Kështu u bë e qartë se kjo klinikë ka pasur borxhe që janë rritur, dobësi në planifikimin, realizimin dhe kontrollin e mungesës së kushtëzuar për blerjen e terapisë biologjike dhe mungesa e protokolleve medicinale me të cilat do të vendosen rregulla dhe do të konfirmohen kriteret për kyçjen e pacientëve në terapi biologjike”, theksoi Bekim Sali, ish-ministër i Shëndetësisë.

Një pjesë e deputetëve me pyetje deri te Sali se çfarë ka ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në Klinikë, ai tha se ka kërkuar nga ish-drejtori Nino Vasev të përgatisë plan për dalje nga kriza, por pasi që nuk ka marrë asgjë nga ai, ka kërkuar dorëheqje nga Vasev. Pyetje kishte edhe në lidhje me faktin që sistemi me të cilin caktohet terapia, i cili është blerë para shumë viteve, nuk është në funksion.

“Çfarë keni ndërmarrë ju si ministër në lidhje me këtë, a keni pasur dijeni për shkak se kjo pajisje është blerë nga Ministria e shëndetësisë. A e keni ditur se e njëjta qëndron e papërdorur?”, deklaroi Ivanka Vasilevska, anëtare e Komisionit Anketues.

“Asnjë i punësuar në Klinikë nuk ka përmendur se sistemi është blerë në vitin 2016 dhe se në atë periudhë ai nuk është lëshuar në përdorim. Nuk kam pasur informacion për ekzistimin e sistemit të tillë”, tha Bekim Sali, ish-ministër i Shëndetësisë.

Sipas Kryetares së Komisionit Anketues, Rashela Mizrahi, para komisionit Anketues për skandalin në Onkologji, para deputetëve duhet të dalin 44 dëshmitarë në lidhje me rastin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments