5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajme4000 njerëz hiqen nga puna! Banka në Singapor do t’i zëvendësojë me...

4000 njerëz hiqen nga puna! Banka në Singapor do t’i zëvendësojë me Inteligjencën Artificiale

Banka më e madhe e Singaporit, DBS, ka njoftuar se do të shkurtojë deri në 4,000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme, për shkak të integrimit në rritje të inteligjencës artificiale në funksionet e saj.

Sipas një deklarate të bankës, ky reduktim i fuqisë punëtore do të ndodhë përmes zëvendësimit të pozicioneve të përkohshme të punës.

Ndërsa rolet e stafit të përhershëm nuk pritet të preken nga këto shkurtime. Shefi ekzekutiv i bankës, Piyush Gupta, ka theksuar se në kompensim të kësaj do të krijohen rreth 1,000 vende të reja pune që do të jenë të lidhura me zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

DBS është një nga bankat e para që ofron detaje se si inteligjenca artificiale do të ndikojë në strukturën e saj, pas më shumë se një dekade punë për të integruar teknologjinë e inteligjencës artificiale në shërbimet e saj.

Aktualisht, banka ka mbi 41,000 punëtorë, ndërkohë që 8,000 deri në 9,000 prej tyre janë me kontratë të përkohshme pune.

Përhapja e teknologjisë se inteligjencës artificiale po shkakton shqetësime dhe diskutime të mëdha për pasojat që mund të ketë në tregun e punës global.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se inteligjenca artificiale mund të prekë deri në 40% të vendeve të punës në mbarë botën.

Sidoqoftë, eksperti i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka theksuar se, nuk e sheh si rrezik apo zëvendësim të punëtorëve, por një mundësi për të mësuar të punojmë me teknologjitë e reja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments