Komisioni Evropian do të mbështesë financiarisht projekte për përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare evropiane, përmes konkursit “Qarkullimi i veprave letrare evropiane”, përcjell TV21.Konkursi ka buxhet prej 5 milionë euro, do të mbështesë 40 projekte dhe është i hapur deri më 29 janar, ndërsa projektet mund të zgjasin deri në 36 muaj.
Mbështetja financiare do të jetë deri në 100 mijë euro për projekte të vogla, 200 mijë për të mesme dhe 300 mijë euro për projekte të mëdha, me fokus në diversitetin gjuhësor e kulturor dhe prioritetet e gjelbra të Bashkimit Evropian.
