4.8 C
Tetovo
E hënë, 16 Shkurt, 2026
BallinaLajme4.490 shkelje në trafik për një javë përmes “Qytetit të Sigurt”, rënie...

4.490 shkelje në trafik për një javë përmes “Qytetit të Sigurt”, rënie prej 10% krahasuar me javën e parë të shkurtit

Në periudhën nga 09.02.2026 deri më 15.02.2026, sistemi “Qytet i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe Korridoreve ku janë instaluar kamerat regjistroi gjithsej 4,490 shkelje, që përbën rënie prej 10% krahasuar me javën e parë të shkurtit kur u regjistruan 4,991 shkelje, transmeton Portalb.mk.

Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara, numri më i madh ishte për drejtimin e automjetit me shpejtësi që tejkalon limitin e lejuar 4,297, pasuat nga 33 për kalimin në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), dhe 160 shkelje u regjistruan për drejtimin të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.

Gjithashtu, u lëshuan gjithsej 148 masa “ndalim drejtimi automjeti”, numri i të cilave është në rënie prej 48.6% krahasuar me javën e kaluar, nga të cilat 33 janë për kalim të semaforit të kuq, dhe 115 janë për tejkalim shpejtësie, nga të cilat 99 për shpejtësi mbi 80 km në orë në një zonë të populluar, 12 për shpejtësi mbi 10 km në orë mbi limitin e lejuar të automjetit dhe katër për shpejtësi mbi 170 km në orë në zonë të pa populluar.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë të gjithë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments