4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajme35 vjet nuk la derë pa trokitur! Xhavit Elmazi nga Manastiri ende...

35 vjet nuk la derë pa trokitur! Xhavit Elmazi nga Manastiri ende përpiqet të kthejë tokën e vet

Pas dy vitesh, në Manastir sërish etakuam Xhavit Elmazin. Ai në vitin 1987 ka blerë një tokë në Manastir në vendin e ashtuquajtur “Bistra” që në atë kohë ka kushtuar 1. 800.000 dinarë jugosllavë, duke bërë një marrëveshje reciproke me shitësin. Në vitin 1990 banorët e lagjes, siç thotë Elmazi, i kanë ngritur procedurë gjyqësore për ta larguar nga lagja vetëm se ishte shqiptar. Në atë vit gjykata e shpalli të pa vlefshme marrëveshjen mes shitësit dhe blerësit. Edhe pse ka dokumente të shumta se toka është e tij, Xhaviti nuk e merr dot tokën nga Komuna.

“Ende nuk ka asgjë e kemi dhënë edhe tek avokati popullit, tani kemi dhënë ankesat, ankesat ende nuk kanë ardhur nuk kemi përgjigje nga e drejta e pronës ku kemi bërë ankesën”, tha Xhavit Elmazi -banor i Manastirit. 

Xhaviti thotë se edhe në gjykatë ka dhënë lutje për kthim të pronës, por nga askund nuk merr përgjigje.

“Te gjykata kam dhënë lutje që ta marr tokën unë prej atij zotëriut kam marr edhe autorizim por autorizimin nuk ma japin sepse thonë se është i shpërngulur në Zvicër ndërsa unë këtu jam. Prandaj unë dua masa të merren edhe prej gjykatës”, shtoi Xhavit Elmazi -banor i Manastirit.

I vetmi institucion që i doli në ndihme ishte Zyra e Avokatit të Popullit në Kërçovë. Nga këtu na thanë se kanë parashtruar disa kërkesa deri te Komuna e Manastirit dhe në të dy rastet është vërtetuar se parashtruesi i parashtresës Xhavit Elmazi nuk i është përgjigjur thirrjes për kompletim të dokumentacionit në afatin kohor të paraparë me ligj.

 “Në kërkesën e parë për sqarim drejtuar Komunës së Manastirit, është pranuar përgjigje në të cilën theksohet se arsyeja e zvarritjes së procedurës është ajo që z.Elmazi pritet ta plotëson kërkesën, në pajtim me nenin 6 paragrafi 6 të Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për të vazhduar procedurën dhe për të marrë vendim sipas kërkesës, për të cilën është njoftuar në  mënyrë të rregullt nga Zyra e Avokatit të Popullit – Kërçovë dhe i është sugjeruar që njëjtën ta bëjë sa më parë.  Në kërkesën së dytë për shpjegim, informacion dhe prova në lidhe me atë që theksohet në parashtresë, nga Komuna e Manastirit Zyra e Avokatit të Popullit – Kërçovë informohet se nuk janë plotësuar kërkesat dhe nuk është e mundur vazhdimi i procedurës për rastin në fjalë”, shtoi Ylber Rufati, zv/Avokat i Popullit.

Kujtojmë se në vitin 2022 nga Komuna e Manastirit i thanë TV21 se prona është në emër të Republikës së Maqedonisë. Por në dokumentin nga Kadastra, qëndron që tokën me marrëveshje në letër Elmazi e ka blerë nga Jovan Dimovski. Prona mbi këtë të fundit ka qëndruar deri në vitin 1990 pikërisht kur gjykata ka bërë të pa vlefshme marrëveshjen pronësore midis Xhavitit dhe Jovanit, e që atëherë kjo tokë i jepet komunës së Manastirit. Në vitin 2010 në një pjesë të asaj toke, bëhen pronar dy persona të tjerë, ndërsa një pjesë sërish i mbetet Komunës.  Se toka i ka takuar Xhavit Elmazit e vërteton edhe bashkësia e lokale “Dimçe Xhan Popovski” nga Manastiri. Ata thonë se në bazë të evidencës dhe dokumenteve që posedon kjo bashkësi lokale figuron se më 11.11.1987 Xhavit Elmazi e ka blerë vendin nga Dimovski Petkov Jovan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments