MPB njofton se datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës. Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.