2.6 C
Tetovo
E hënë, 24 Nëntor, 2025
BallinaEkonomi30 vezë, 400 denarë! Qytetarët të revoltuar, Ministria e Ekonomisë monitoron çmimet?

30 vezë, 400 denarë! Qytetarët të revoltuar, Ministria e Ekonomisë monitoron çmimet?

Çmimi i një pakete me 30 vezë në treg arrin deri në 400 denarë (6.5 euro). Qytetarët të revoltuar thonë se çmimet janë shumë të larta, ndërsa çmimi i një pakoje me vezë ka tejkaluar edhe çmimin e një pule të gatshme të pjekur, e cila shkon deri në 350 denarë.
Qytetarët presin që qeveria të ndërmarrë masa, ndërsa thonë se çmimet kanë tejkaluar edhe ato të Bashkimit Evropian.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë duke monitoruar çmimet në treg dhe inspektorati është në terren për të mbrojtur interesat e konsumatorëve.

“Ne vazhdimisht i monitorojmë çmimet përmes Inspektoratit të Tregut dhe reagojmë në mënyrë aktive kur është e nevojshme. Duhet theksuar se çmimi i vezëve varet kryesisht nga produktet e tregut global, siç është soja që përdoret për prodhimin e ushqimit për pula, gjë që e bën çmimin të jetë i varur nga luhatjet në treg. Megjithatë, institucionet mbeten të përkushtuara për të kontrolluar dhe monitoruar çmimet dhe për të mbrojtur interesat e konsumatorëve”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Çmimet në treg të vezëve kanë qenë nga 200 denarë deri në 300 denarë më parë, ndërsa vetëm për tre ditë çmimi i vezëve u rrit nga 350 deri në 400 denarë, që do të thotë se një vezë arrin rreth 13,3 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments