Së shpejti qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do të mund të punësohen në këto vende me numrat e identifikimit të “Open Balkan-ID” pa barriera administrative shtesë.
Rreth 30 mijë zanatçinj, mjekë, infermierë dhe teknikë nga Maqedonia dhe Shqipëria nga shtatori do të shkojnë për të punuar në Serbi pa asnjë dokument shtesë, vizë pune dhe leje speciale, ka thënë Mihaill Jovanoviq, drejtor i zyrës për IT dhe E-Administratë në Serbi.
Qytetarët që duan të punësohen në një nga tre shtetet, pritet që të fusin të dhënat e tyre përmes portalit e-Qeveri dhe në këtë mënyrë të marrin numrin e identifikimit të nismës “Ballkani i Hapur”. Paga mesatare në Serbi është 631 euro./TV21