Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë sonte në Click Plus në TV21 potencoi se prej 30 deri në 40% e shqiptarëve janë të kënaqur nga Qeveria aktuele.
Ai tha se për këto statistika bën matje tri herë në muaj.
“Tani kemi 35-40% nga shqiptarët të cilët janë të kënaqur nga kjo Qeveri. Kemi 20-30/35 të cilët nuk janë të kënaqur dhe të tjerët nuk e di/ nuk kam përgjigje. Nuk them se këto anketa janë të sakta, por unë bëj tri herë matje brenda muajit dhe në përbërje etnike bëj kryqëzime”, tha Mickoski