Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 386 teste, prej të cilëve 23 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 5 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 5, Tetovë 6, Veles 2, Negotinë 2.
Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1465.
Gjithsej 111 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 13 pacient nga Shkupi, 74 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 18 nga Prilepi, 1 nga Manastiri, 1 nga Ohri, 1 nga Kriva Pallanka, 1 nga Probishtipi dhe 1 nga Demir Hisari. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 738.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katë raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet.