Minsitri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka njoftuar se sot ka shkuar në punë me veturë elektrike. Sepse sot edhe është promovuar shërbimi i parë i ndarjes së veturave elektrike, me qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit.Nëse merrni me qera një veturë të këtillë elektrike, kilometri do të ju kushtoj 22 denarë, ndërsa minuti 6 denarë, në dispozicion janë 100 vetura , në 40 deri 60 lokacione”
Njoftimi i Mexhitit:Më pak ndotje, më shumë liri!
Sot, në seancën e qeverisë erdha me një automjet elektrik, kështu që – simbolikisht, por edhe praktikisht, promovuam shërbimin e parë të ndarjes së makinave plotësisht elektrike Car Sharing në vendin tonë. Ky është një hap konkret drejt lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane dhe reduktimit të ndotjes!🌱
✅ Sistemi i parë plotësisht elektrik për ndarjen e automjeteve në Maqedoni
✅ Zero emisione të gazrave të dëmshëm
✅ Ulje e ndotjes dhe e zhurmës në qytete
✅ Më pak vetura në komunikacion – më shumë hapësirë për njerëzit
Avant2Go nuk është vetëm një risi teknologjike – është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët.