8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme21 vjet BDI/ Ja çfarë shkruan Bujar Osmani

21 vjet BDI/ Ja çfarë shkruan Bujar Osmani

Kryediplomati shqiptar i RMV-së Bujar Osmani, njëherazi edhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, në rrjetin social facebook ka shkruar me rastin e 21 vjetorit të partisë.

Postimi i plotë:

Organizata jonë sot bën 21 vite.

1. Për 2 dy dekada organizata jonë REZISTOI tendencën e fragmentimit të skenës politike shqiptare në Maqedoni që me sukses zhvilloheshte nën modelin ” Çdo qytet me nga një parti”.
Ky model ishte produkt i skenareve të jashtme kryesisht të shërbimeve në kombinim me bajraktarizmin e theksuar të disa politikanëve .
Qëllimi i kësaj doktrine fragmentuese ka qenë defokusimi i energjisë etnike dhe politike në çështje të nivelit lokal dhe komunal dhe pamundësimin e një platforme shtetërore që do shërbejë për artikulimin e interesit të komunitetit në nivel shtetëror si dhe përkthimin e pozicioneve të komunitetit në ato shtetërore.
BDI ka qenë dhe mbetet zëri i votuesit shqiptarë nga Likova deri në Strugë.

2. REFORMOI mentalitetin e politikës shqiptare këtu, nga mentaliteti i përfaqësuesve të një komuniteti joshumicë që ankohet dhe kërkon të drejta nga “shumica” në mentalitet të shtetarëve që kuptojne mandatin nga populli si obligim për të bashkëudhëhequr shtetin.

3. Ishte dhe mbetêt GARDIAN dhe NAVIGUES më i çmueshëm i vlerave dhe kursit eurotlantik të vendit dhe rajonit

4. INSTALOI modelin më të suksesshëm të demokracisë multietnike funkcionale të bazuar mbi promovimin e integritetin individual dhe kolektiv të qytetarëve.

5. Vendosi BARAZINË si kusht pa të cilin nuk mundet për shtetin dhe shoqërinë

Urime ditëlindjen BDI!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments