4 C
Tetovo
E premte, 20 Shkurt, 2026
BallinaLajme2 persona janë arrestuar në Reçicë të Vogël të Tetovës, njëri prej...

2 persona janë arrestuar në Reçicë të Vogël të Tetovës, njëri prej tyre hetohet për terrorizëm

Hetim ndaj 20-vjeçarit me inicialet K.H nga Reçica e Vogël e Tetovës, për terrorizëm. Sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i dyshuari në fund të janarit të këtij viti përmes aplikacionit “Discord“ ka dërguar kërcënim serioz se është i gatshëm të kryejë sulm me Kallashnikov. Inspirimi i tij për një sulm të tillë ka qenë ngjarja e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në një shkollë në SHBA, kur një 20-vjeçar me pushkë automatike vrau 26 persona, prej të cilëve 20 fëmijë. Ndaj të dyshuarit për terrorizëm është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.

“Pas marrjes së informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Shkup se nga ana e FBI-së është parashtruar kërkesë për zbulim të menjëhershëm të profilit në “Diskord” në vend, Ministria e Brendshme në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmorën veprime për zbulimin e autorit. Është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe hapësira të tjera në Reçicë të Vogël. Te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, thika të ndryshme, teleskop, 7 celularë dhe një kompjuter”, thonë nga Prokuroria.

Gjithashtu gjatë bastisjes nga babai i të dyshuarit është marrë pistoleta të cilën e ka poseduar me leje. Ndërkohë nga gjyshi i të dyshuarit, 89 vjeçar me inicialet XH.H janë sekuestruar armë të llojeve të ndryshme, për të cilat nuk pasur leje dhe municion. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën posedim dhe tregti me armë. /Alsat.mk

https://alsat.mk/2-persona-jane-arrestuar-ne-recice-te-vogel-te-tetoves-njeri-prej-tyre-hetohet-per-terrorizem

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments