4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme19 dhe 20 gushti, në RMV heshtje zgjedhore

19 dhe 20 gushti, në RMV heshtje zgjedhore

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) informon se për shkak të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe kryetarëve të Komunës së Mavrovës dhe Rostushes dhe Qendër Zhupës prej 19 gusht fillon heshtja zgjedhore dhe do të zgjatë deri në ora 19:00 të 20 gushtit, njofton Portalb.mk.

Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ndalohet paraqitja mediatike e pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore.

Radiodifuzerët duhet të raportojnë gjatë ditës së zgjedhjes, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht, në mesnatë (e enjte), kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve (e shtunë). Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments