Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 2172 testime, nga të cilat 160 persona kanë rezultuar pozitivë. Në raport thuhet se janë regjistruar edhe 3 viktima, dy prej tyre nga Shkupi dhe një nga Gostivari. Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 368.