8.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025

Me datë 03.04.2024 në ora 17.30 në Tetovë,
efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga
liria personat I.B.(58) dhe V.B.(25), të dy nga Tetova.
Gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre dhe dhomat
ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjet dhe
konfiskuar disa pako me heroinë.
Ata janë mbajtë në stacion policor dhe pas
pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër tyre do të
pasoj parashtresa përkatëse përkatëse.
…..
Me datë 03.04.2024 në orën 10.40 në Gostivar,
efektivët e policisë të DPB-Gostivar kanë privuar nga
liria personin N.A. (45) nga Vrapçishti i Gostivarit. Ai
dyshoi se një ditë më parë në periudhën nga ora 19.00
deri në orën 19.30 në Pozharan të Gostivarit kishte
shkaktuar zjarr në një vikend shtëpi, në pronësi të
personit A.K. (73) nga Tetova. Në një bisedë zyrtare në
stacionin policorë, ai ka pranuar veprën. Pas pastrimit
dhe dokumentimit të çështjes kundër tij do të pasoj
parashtresë përkatëse.
…..
Me datë 04.04.2024 në orën 00:20 në Gostivar,
efektivët e policisë të SPB-Gostivar, kanë arrestuar
shtetasin turk F.K. (32) për shkak të një qëndrimi të
padeklaruar në zonë. Ai është mbajtë në stacionin
policorë për procedura të mëtejshme.
……
Me datë 03.04.2024 në orën 13.20 në rrugën e
“Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë


kanë ndaluar personin F.S. (54) nga Gajrja e Tetovës, i
cili kërkohej me urdhër arresti për vuajtjen e një dënimi
me burg. Personi është dorëzuar në Institucionin
Korrektues Penal-Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.
……
Me datë 03.04.2024 në orën 12.00 në SPB-Tetovë,
87-vjeçari nga Tetova ka raportuar se gruaja e tij S.P. me
të cilën nuk kishin kurrorë. E kishte trajtuar në mënyrë
agresive atë dhe e kishte dërguar në një noter për të
nënshkruar pëlqimin që ai donte të shkonte me vetë
dëshirë dhe të vendoset në një shtëpi për të moshuar
dhe të transferojë pronën e tij në emër të saj. Sipas
raportit, ai refuzoi të nënshkruajë pëlqimin, pas së cilës
ajo vazhdoi ta kërcënonte atë për të nënshkruar
pëlqimin. Janë marrë masa për zbardhjen e çështjes.
……
Me datë 02.04.2024, në periudhën nga ora 11.00
deri në 13.00, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë
kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë
transportin publik pa liçencë. Kështu që gjatë kontrollit,
në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë ndaluar një
automjet “Ford transit” me shenja të regjistrit të tetovës,
e drejtuar nga M.S.(64) nga fshati Gjurgjevisht, i cili
kryente transportin publik të pasagjerëve pa
dokumentacionin të duhur. Kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse sipas nenit 284 të Kodit Penal.
……
Me datë 03.04.2024 në orën 17.50 në rrugë
“Probishtipska” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-
Tetovë kanë arrestuar personin M.R.(56) nga Kamnjani i
Tetovës, i cili ishte raportuar të njëjtën ditë nga 25-
vjeçarja M.J. se ai e kishte trajtuar me agresivitet. Ai
është mbajtë në stacionin policor për procedura të
mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë
përkatëse.

Ministria e punëve të brendëshme Rr. Dimçe Mirçev nr.9 Shkup
e Republikës së Maqesonis së Veriut +389 2 3 117 222 /
www.mvr.gov.mk
…….
Me datë 03.04.2024 në orën 12.00 në një rrugë
tokësore që bashkohet me rrugën magjistrale Kërçovë-
Gostivar, efektivët e policisë të DPB-Gostivar kanë gjetë
veturën “Mercedes” me shenja regjistrimi të Gostivarit,
pronë e M.A.(55) nga Vrapçishti i Gostivarit, për të cilin
J.J. (50) nga Gostivari kishte raportuar më parë se gjatë
natës ia kishin vjedhur. Është kryer inspektim është dhe
po punohet për pastrimin e çështjes.
……
Me datë 03.04.2024 rreth orës 22.55 në DPB-
Gostivar, është raportuar se pranë stadiumit të futbollit
të fshatit Negotinë e Gostivarit, është gjetur pa shenja
jete M.B. (77) nga i njëjti fshat, të cilin djali dhe nipërit e
tij kishin raportuar më parë se ishte larguar nga shtëpia.
Vdekja pa gjurmë të dukshme të dhunës ka konstatuar
një mjek nga Ekipi Mjekësorë Emergjent dhe me urdhër
të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për
autopsi.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments