Pesëmbëdhjetë persona besohet të kenë vdekur dhe nëntë të tjerë po mungojnë pas të reshurave të mëdha në ishullin Kyushu, në jug të Japonisë, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Katërmbëdhjetë viktima janë gjetur në një shtëpi të marrë nga ujërat, derisa personi tjetër ishte tërhequr nga një vend tjetër.
Shifrat për vdekjet ende nuk janë zyrtare.
Autoritetet kanë urdhëruar më shumë se 200 mijë persona që të evakuohen dhe 10 mijë ushtarë janë dërguar për ndihmë.
Shiu i furishëm parashihet të bjerë deri në mëngjesin e së dielës.
Kryeministri Shino Abe i ka lutur njerëzit të jenë tepër të kujdesshëm