12.8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajme15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri

15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri

Listën e kryesojnë iranianët dhe italianët

Gjithnjë e më shumë te huaj po zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe punuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2021 ishin rreth 15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në vendin tonë, një rritje prej 9.6 % krahasuar me një vit më parë.

9.106 aplikime u bënë prej tyre vetëm brenda vitit të shkuar. Pjesa më e madhe të huajve që kërkuan një leje qëndrimi në Shqipëri ishin meshkuj, dhe rreth 47.7% e tyre dhanë si arsye kryesore punësimin.

Sa i përket vendit të tyre të origjinës, dominuan shtetasit nga Irani, Italia dhe nga Kosova respektivisht me 2.586, 2.324 dhe 1.869 banorë. Sa i përket kontinenteve, gati 57% e tyre janë europianë.

Në vitin 2021 janë evidentuar mbi 10.000 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre, e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67,0 %.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments