18.5 C
Tetovo
E premte, 27 Shtator, 2024
BallinaLajme140 nxënës me simptome të helmimit në Shkup!

140 nxënës me simptome të helmimit në Shkup!

140 nxënës nga shkolla “Gjorgjija Pulevski” në lagjen Aerodrom janë ankuar se nuk ndjehen mirë. Ata me shumë gjasa janë helmuar nga ushqimi.

“Në orët e hershme disa nga mësuesit kanë paraqitur numër të madh të nxënësve që mungojnë dhe që janë me simptoma të njëjta. Menjëherë është mbyllur kuzhina e shkollës. Nga 360 nxënës që ndjekin mësim gjithëditor, 140 nxënës janë me simptoma të njëjta apo të ngjashme, deklaroi drejtori i shkollës Aleksandar Filipçev.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor është informuar nga Qendra për shëndet publik, se kanë informacione për paraqitjen e ngërçeve të barkut te më shumë nxënës të shkollës në fjalë. Reparti për epidemiologji është informuar nga mjeku amë i tre fëmijëve – nxënësve në atë shkollë se janë paraqitur për kontroll dhe se do të parashtrohen kallëzime për sëmundje infektive, qëndron në kumtesën e ISHSSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments