Katërmbëdhjetë shkolla morën grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për nxënës të përkatësive të ndryshme etnike, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore. Qëllimi i aktiviteteve është përforcimi i bashkëpunimit dhe besimit mes të rinjve, ndërsa mjetet financiare për realizimin e tyre sigurohen përmes projektit “ Ndërtojmë ura të reja”, i cili u njoftua në fillim të vitit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.
Grantet u ndanë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vall, të cilët dërguan porosi të përbashkët se vetëm duke avansuar marrëdhëniet mes të rinjve, duke inkurajuar respektin dhe mirëkuptimin e tyre reciprok, dhe të pranojnë diversitetet atëherë për një afat të gjatë do të sigurojmë paqen në shoqëri, si faktor të rëndësishëm për prosperitet të përgjithshëm
“Shkollat janë vendet ku të rinjtë realisht zhvillohen si individë, formohen duke mësuar për njerëzimin, moralin dhe etikën dhe hudhin poshtë mitet për shumë stereotipe që, në njëfarë mënyre, kanë depërtuar në shoqërinë tonë ndërsa prej vitesh madje janë përcjellë edhe tek gjeneratat e reja, ku disa prej tyre, për fat të keq, edhe në ditët e sotme janë sfiduese. Por ne jemi duke punuar në çrrënjosjen dhe ky aktivitet është pikërisht në atë drejtim, që të stimulojmë shkollat që të bashkojnë nxënësit që flasin gjuhë të ndryshme, i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike apo fetare”, tha Shaqiri.
Ministri shtoi se është i impresionuar nga portofoli i aktiviteteve të cilat shkollat e përzgjedhura i propozuan dhe përmes të cilave. Prandaj siq tha Ministri Shaqiri shoh vullnet, kreativitet dhe angazhim konkret për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet brezave të rinj.Shaqiri falënderoi për mbështetjen nga Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili nën udhëheqjen e ambasadorit Val merr një impuls të ri, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të mjedisit të qetë, të sigurt dhe harmonik në shkolla.