Pas tre orë takim në Qeveri në mes SAShK dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës si dhe Ministres për Punë dhe Politikë Sociale si dhe Kryeministrit të vendit u arritë marrëveshje për rritje prej 12 % të pagave në arsim nga korriku.
Siç thekoi kryetari i SAShK-ut Jakim Nedellkov kjo përqindje u vendos pas analizave të shumta për atë se sa shteti mund të ndaj para në periudhën në të cilën po kalojnë.Megjithatë fjalën përfundimtare SAShK për ndërprerjen e grevës do ta thotë nesër në mbrëmje pas konsultimeve me anëtarësinë dhe nëse përgjigjja është pozitive nxënësit të mërkuren do të kthehen në shkollë.