6.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeBota11 vila dhe dy apartamente luksoze pranë Princit William dhe Kate, zbulohet...

11 vila dhe dy apartamente luksoze pranë Princit William dhe Kate, zbulohet pronat në Londër të liderit të ri të Iranit, Mojtaba Khamenei-t

Djali i ish-Ajatollahut Ali Khamenei thuhet se ka trashëguar nga i ati, përveç rolit të udhëheqësit suprem të Iranit, edhe një portofol të rëndësishëm pasurish të paluajtshme.Sipas një investigimi të publikuar së fundmi nga Bloomberg, Mojtaba Khamenei dyshohet se zotëron të paktën 13 prona në kryeqytetin britanik London, me një vlerë totale të vlerësuar rreth 250 milionë euro. Autorët e hetimit shprehin shqetësimin se këto prona mund të përdoren edhe si baza për aktivitete të spiunazhit ndërkombëtar.

Sipas raportit, në dispozicion të ajatollahut të ri rezultojnë 11 vila të vendosura në Hampstead, një lagje ekskluzive dhe shumë e pasur në veri të Londrës, e njohur për pronat luksoze dhe shpesh e përmendur si pjesë e të ashtuquajturës “rruga e miliarderëve”.

Përveç tyre, Khamenei rezulton të jetë pronar edhe i dy apartamenteve luksoze në katin e gjashtë dhe të shtatë të një ndërtese prestigjioze që ndodhet jo vetëm shumë pranë Kensington Palace, rezidenca londineze e Princit William dhe Kate Middleton, por edhe shumë afër Ambasadës Izraelite në Londër.

Autorët e hetimit të kryer nga Bloomberg theksojnë se të 13 pronat janë blerë mes viteve 2014 dhe 2016, por asnjëra prej tyre nuk është lidhur drejtpërdrejt me ish-ajatollahun.

Në dokumente, pronari zyrtar rezulton të jetë oligarku iranian Ali Ansari, i cili thuhet se ka një marrëdhënie të fortë miqësie me Khamenein dhe dyshohet të ketë shërbyer si një person ndërmjetës për të mbajtur profil të ulët pronësinë reale.

Pronat e para të blera, me shumë gjasa duke përdorur të ardhura nga sektori i naftës pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, kanë qenë vilat në Hampstead në vitin 2013.

Megjithatë, sipas raportimeve, shqetësimi më i madh për inteligjencën britanike lidhet me dy apartamentet luksoze në zonën e Kensingtonit, të cilat sot vlerësohen rreth 60 milionë euro. Vendndodhja e tyre, vetëm disa dhjetëra metra nga ambasada izraelite, do të mundësonte potencialisht kryerjen e operacioneve të spiunazhit ndërkombëtar me rrezik të lartë.

Pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit formal Ali Ansari, i cili dyshohet se ka financuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, autoritetet britanike kanë vendosur praktikisht nën sekuestro dy apartamentet në Kensington.

Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet se çfarë mund të jetë kryer tashmë brenda mureve të këtyre pronave.

“Kjo nuk është thjesht një portofol pronash, por një platformë e përhershme survejimi”, ka deklaruar një ekspert sigurie për të përditshmen britanike Daily Mail, duke iu referuar dy apartamenteve në Kensington.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments