11 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 12 veturave të tjera në Veternik të Prishtinës.
Lajmin e ka e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka theksuar se me rastin në fjalë po merren hetuesia dhe njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 12 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka deklaruar për KosovaPress Ahmeti.