3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme100 familje hyjnë në shtëpinë e re në Tiranë, së shpejti do...

100 familje hyjnë në shtëpinë e re në Tiranë, së shpejti do strehohen edhe 1.000 familje të tjera

E fundit ditë e 2021 e gjeti kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, në lagjen 5 maj në kryeqytet nga ku 100 familjet e para, morën çelësat e apartamenteve të reja.

Me përfundimin e plotë të saj, lagjja do të ketë 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale dhe objekte të kultit.

Ky është një fund viti shumë i veçantë, për mua, për ne, sepse nuk ndodh çdo vit, ndodh një herë në shumë vite, që të kesh nderin dhe kënaqësinë dhe privilegjin madje që për shkak të detyrës të lumturosh kaq shumë njerëz, kaq shumë familje, kaq shumë gjyshe e gjyshër e për më tepër familje, të cilat vijnë nga një moment shumë dramatik i humbjes së strehës së tyre dhe që në të shumtën e rasteve e kanë të pamundur që të kenë një strehë të re, ashtu siç do dëshironin për fëmijët e tyre”, tha Rama.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se se lagja e re “5 Maji ”është kartolina më e bukur për qytetarët e Tiranës.

Dhurata më e shkëlqyer që na ka mbledhur sot janë 100 apartamentet e reja. Është shpagimi i një pune të jashtëzakonshme për gjithë cinikët, për gjithë skeptikët dhe për të gjithë dyshuesit, edhe për ata që na penguan. Kjo është diçka që flet vetë, e cila s’ka nevojë për sherr, s’ka nevojë për debat, s’ka nevojë për t’u kacafytur me njëri – tjetrin. E provon se projekti do të ndodhë, shtëpitë do të hapen, njerëzit do të lumturohen këtë fundvit”, tha Veliaj.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments