15-vjeçarja që ishte viktimë e shfrytëzimit seksual, është marrë në mbrojtje të Qendrës sociale nga njësia rajonale në Tetovë. Ajo në vitin 2020/21 ishte keqpërdor nga 10 persona nga Tetova dhe Gostivari, të cilët tashmë janë të arrestuar. Shumica e tyre janë biznesmenë të njohur në rajon. Nga Qendra sociale njoftohet se ata tani po merren me kujdesin e vajzës dhe po punojnë për rizocializimin e saj.
Qendra është thirrur në terren në lidhje me një çështje tjetër të rrezikut, pas çka zbulohen edhe ngjarjet që kishin ndodhur më parë. Në pajtim me interesin më të mirë për fëmijën, janë marrë të gjitha masat për përkujdesjen e saj dhe mbrojtjen e saj njëkohësisht, dhe është duke marrë shërbimet e duhura psiko-sociale dhe përkrahje, suksesshëm është duke u risocializuar, dhe është kyçur në procesin e rregullt edukativo arsimor.”- thanë nga Qendra e Punës Sociale – Njësia Tetovë.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka hedhur poshtë pohimet se vajza e tregtuar ka qenë nën përkujdesje sociale, apo e dhënë te ndonjë familje për përkujdesje.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ju informon se fëmija në fjalë, asnjëherë nuk ka qenë i vendosur në familje përkujdesëse, dhe nga kjo del se lajmi që fëmija ka qenë i vendosur në familje kujdestare është krejtësisht jo i vërtetë.”- deklaroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.