Tashmë janë gati 9 nga 11 lëndë të cilat së shpejti do t’i dorëzohen policisë financiare – zbuloi në emisionin Biznes21 drejtori i FIZHT, Nikolla Dodov, duke theksuar se revizioni ka zbuluar shumë keqpërdorime të parave për inovacione. Te mbi 80 kompani janë detektuar parregullsi. Fondi kishte angazhuar 591 ekspertë vendas – prej tyre rreth 70 janë nën hetim, dhe 8 ekspertë të huaj nga Komiteti, të cilët kanë vendosur se kush të marrë para nga Fondi. Mes tyre është edhe Gunter Ferlinger i cili kërkoi nga BE sanksione ndaj Maqedonisë.Ai por edhe disa anëtarë të tjerë nga Komiteti janë nën hetim.
Në pjesën e hetimit edhe ata janë të përfshirë bashkë me ekspertët.
Deri më tani unë kam dyshime për rreth 70 persona.
Pra rreth 70 ekspertë vendas dhe 7 të huaj.
Shtatë, me shumë gjasa së shpejti do të jenë 8 ekspertë të huaj.
Nga ajo që e kam lexuar dhe që e kam parë, janë dakorduar dhe negociuar mënyrat se kush dhe si të marrë para, cila kompani të marrë dhe çfarë të marrë”, tha Nikolla Dodov.Dodov zbuloi se ua ka prishur kontratat 40 të punësuarve me honorar të cilët kanë marrë nga 1000 euro ndërsa nuk janë paraqitur në vendet e punës ose vijnë vetëm shkurt. Qeveria ende pa vendim nëse Fondi do të shfuqizohet ose do të shkrihet me një institucion tjetër shtetëror. Drejtori thotë:
“Një Fond i tillë skandaloz, të them deri më tani, aspak nuk duhet të ekzistojë”, deklaroi Dodov.Fondi ka borxh prej 15 milionë euro ndaj start-up-eve deri në fund të projekteve. Brenda 12 viteve përmes fondit kompanive private u janë paguar 82 milionë euro.