-4.6 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeMyftinia Tetovë   / Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, dekoron Myftiun e...

Myftinia Tetovë   / Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, dekoron Myftiun e Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, me Titullin “Naim Frashëri”

Më 16.05.2022 (e hënë), në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, u dekorua nga Presidenti, z. Ilir Meta me Titullin “Naim Frashëri”. Në ceremoninë e dekorimit të pranishëm ishin: Përfaqësues i kryetarit të BFI-së, Mr. Salim ef. Sulejmani, Kryetari KMSH’së, H. Bujar Spahiu, përfaqësuesi i BIMZ’së, Ali Bardhi, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, At Emanuel Lusha, përfaqësuesi Kishës Katolike, Monsinjor Henri, përfaqësuesi i Komunitetit Bektashian, Kastriot Muco, Nderi i Kombit z. Ferdinand Samarxhi, u.d. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Muftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, profesorë e dekanë nga UT, zv. Drejtori i Komisionit për marrëdhëniet me bsshkësitë dhe grupet fetare, Mr. Mexhit Emurli, kolegë nga Rijaseti, Myftinia e Tetovës dhe nga Myftinitë e tjera, si dhe familja e Myftiut. Në fjalën e tij Presidenti Meta theksoi se: z. Qani Nesimi me punën, veprat dhe angazhimin e tij si Myfti dhe si një akademik, ka luajtur rol të rëndësishëm në afirmimin e vlerave kombëtare dhe fetare te shqiptarët. Një promovues i multikulturalizmit, një hulumtues që na ofron të dhëna historike se shqiptarët edhe pse si popull jetojnë me diversitetin e tyre fetar, por gjithnjë ka dominuar fryma e bashkëjetesës, tolerancës mirëkuptimit.Duke falënderuar Presidentin e Republikës për këtë vlerësim, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi u shpreh se: “Dita e sotme është një ditë shumë e veçantë për mua, familjen time, Myftininë e Tetovës dhe Bashkësinë Fetare Islame në RMV, si dhe miqtë e mi, sepse duke përkujtuar te madhin Naim, e duke i dhënë atij dimensionin që ai meriton, në të njejtën kohë edhe unë lartësohem përmes këtij dekorimi. Andaj shpreh mirënjohjen time, për shkëlqesinë e tij Presidentin e Republikës, gjegjësisht Presidentit tim, z. Ilir Meta, që javën e pranverës së 50 timen, e bën edhe më të mahnitshëm, duke më akorduar Titullin “Naim Frashëri”. Kjo, për mua, do ngel një mirënjohje e përjetshme! Të dekorohesh me emrin e kolosit të letrave shqipe, më të madhit poet kombëtar që e kemi, si dhe nga ana e Presidentit të shtetit amë, më jep nder e më bën të lumtur. Të nderohesh me titullin “Naim Frashëri”, frymëzuesin dhe modelin e përjetshëm të krenarisë, dinjitetit dhe kombit tonë, simbolin e ndërgjegjësimit të shqiptarëve, të urtin, artistin e të gjitha kohërave, i cili gjithë jetën ia kushtoi lirisë së njerëzve dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe duke promovuar historinë dhe identitetin tonë evropian, aq sa është kënaqësi, por, në vetë bartë edhe mesazhin e përgjegjësisë! Kjo mirënjohje më detyron dhe më motivon që ende më tepër të angazhohem në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare dhe fetare! Vlerat tona më të mira kombëtare e fetare, dashuria për vendin dhe popullin tonë, mirëkuptimi për të tjerët, besimi në Zot dhe respektimi i integritetit njerëzor, duhet të bashkojnë vendet tona dhe qytetarët tanë, si dhe të shërbejnë si thelbi i paqes dhe bashkimit. Populli shqiptar është imazhi i bukur i ruajtjes së konglomeratit të vlerave kombëtare dhe fetare. Ne ndër shekuj kemi dëshmuar se kemi mundësi të ndërtojmë një shoqëri me plotë dallueshmëri fetare, por që bukuria e krejt kësaj është se këta humanist na mësuan ta duam lirinë, paqen, urtësinë, bashkëjetesën, tolerancën, kombin, fenë dhe gjithçka tjetër që është vlerë. Ju zoti president i keni sjell qëllimet dhe kuptimet e jetës në një vlerësim të vetëm nga drita dhe flaka e diturisē dhe dashurisë të Naim Frashërit, te drita e diturisë të librit të Shenjte-Kur’anit Fiisnik. Unë ju shpreh një falënderim të thellë dhe mirënjohje që dua ta shoqëroj me një fjalë burri Shqiptar: “Ju më nderuat mua, Zoti ju nderoftë për jetë e mot.” Ju përmes meje nderuat Tetovën dhe gjithë Shqiptarët besimtar në Maqedoni.” Unë dhe te gjithë ne së bashku, me këtë frymëzim do të shkojmë më tutje, më larg. Ne të gjithë e dimë se ku do ta ndalim vrapin, atje ku Zoti do të na thotë se e kemi bërë dhe kryer detyrën dhe misionin ndaj Tij dhe Shqipërisë, të zhuritur nga malli e brenga, por dhe nga guximi i brezave që po vijnë. Ju faleminderit nga zemra zoti President! Pas përfundimit të programit u shtrua drekë në Restorantin “Piazza”, ku Myftiu i Tetovës i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë event duke e lutur Allahun Fuqiplotë që t’u jep shëndet, mirësi dhe jetë të gatë. Në këtë drekë në emër të Kryetarit t BFI-së, ishte prezent Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani i cili ia uroi dekorimin Myftiut duke e lutur Allahun Fuqiplotë që ti jep shëndet dhe suksese të mëtejme. Këtë event e përshëndeti edhe “Nderi i Kombit” z. Ferdinant Samarxhiu. Poashtu në këtë drekë u.d. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qaili në emër të Universitetit, uroi Myftiun për këtë dekorim të rëndësishëm.

linku https://www.facebook.com/myftiniatetove/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments