5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaTeknologjiZuckerberg kritikohet nga punonjësit shkaku i postimeve të Trumpit

Zuckerberg kritikohet nga punonjësit shkaku i postimeve të Trumpit

Punonjësit e Facebookut, që po e akuzojnë drejtorin ekzekutiv, Mark Zuckerberg, për menaxhim joadekuat të postimeve të Donald Trumpit, e kanë qortuar shefin e tyre, duke e lavdëruar në të njëjtën kohë “Tëitterin” për qasjen karshi postimeve të presidentit amerikan.

Disa punonjës kanë marrë pjesë në një protestë virtuale, duke braktisur kompjuterët në shtëpi, si të kishin braktisur vendet e tyre të punës, protestë e kohës së pandemisë që i ngjante asaj të kompanisë Google në vitin 2018, kur punonjësit lanë vendet e punës si protestë ndaj ngacmimeve seksuale, raporton Reuters.

Është ky një rast i rrallë i përballjes së një drejtori me kritikat e punonjësve në nivel të lartë të hierarkisë, teksa tri statuse me kritika erdhën nga njerëz që e identifikonin veten si menaxherë në pozita të larta, transmeton KOHA.

“Mark Zuckerbergu e ka gabim dhe do të jem i zhurmshëm deri sa të ndërrojë mendje”, ka shkruar Ryan Freitas, i identifikuar në Tëitter si drejtor i dizajnit të produktit në “Facebook”. Ai shtoi se kishte mobilizuar më shumë se 50 njerëz që mendonin njëjtë, për të lobuar për ndryshim brenda kompanisë.

Sara Zhang, dizajnere e produkteve sipas profilit të saj në Linkedln, shkroi se do të marrë pjesë në protestën virtuale “në solidaritet me komunitetin afro-amerikan”.

“Vendimi i Facebookut që të mos veprojë mbi postimet të cilat nxisin dhunë, nuk e bën vendin tonë më të sigurt. Politikat e kompanisë na bëjnë që të adresojmë këto përmbajtje të dëmshme në dy mënyra: T’i lejojmë apo t’i heqim”, ka thënë ajo.

Jason Toff, drejtor i menaxhimit të produkteve, ka shkruar: “Punoj në Facebook dhe nuk krenohem me mënyrën se si po tregohemi. Shumica e kolegëve më të cilët kam folur ndjehen njëjtë si unë. Jemi duke e ngritur zërin tonë”, ka shkruar ai.

Punonjësit e teknologjisë në kompani si “Facebook Inc”, “Google” dhe “Amaznon”, në mënyrë aktive kanë kërkuar drejtësi në çështjet sociale gjatë viteve të fundit, duke i nxitur punëdhënësit e tyre që të veprojnë dhe të ndërrojnë politikat.

“E kuptojmë dhimbjen të cilën shumë nga njerëzit tanë janë duke e ndjerë tani, posaçërisht komuniteti ynë afro-amerikan”, shkroi zëdhënësi i Facebookut, Andy Stone.

“I inkurajojmë punonjësit tanë që të flasin haptazi kur nuk pajtohen me udhëheqësinë. Jemi duke u përballur me vendime të vështira rreth përmbajtjes në faqet tona, dhe mendimet e tyre të sinqerta do të na ndihmojnë”, ka vazhduar ai.

Tëitteri të premten vendosi një shenjë paralajmëruese mbi postimin e Trumpit që përfshinte fjalinë “kur plaçkitja fillon, nisin plumbat”. Kjo platformë sociale tha se postimi i Trump po shkelte rregullat kundër glorifikimit të dhunës.

Facebooku ndërkaq nuk ka ndërmarrë veprime ndaj po të njëjtit postim. Zuckerbergu ka thënë të premten se këto komente i konsideronte “shumë shqetësuese”, por se nuk i shkelnin politikat e kompanisë kundër nxitjes së dhunës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments