16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZoran Zaevi / Valon Bela “flet kot”, kuptoi se do të...

Zoran Zaevi / Valon Bela “flet kot”, kuptoi se do të shkarkohet…

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev e ka komentuar shkarkimin e drejtorit ekonomik ditë më parë, në Klinikën e Gjinekologjisë, Valon Bela.

Bela u shkarkua dy ditë më parë pasi që i njëjti nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Fejsbuk e ka akuzuar drejtoren e Gjinekologjisë, Viktorija Jovanovska, se është përgjegjëse për furnizime të paligjshme dhe se e njëjta favorizon kompani e cila kryen testet laboratorike. Ai gjithashtu e kërcënoi se do të njoftojë Prokurorinë Publike.

Zaev sot theksoi se Bela “flet kot”

Me Valon Belën , apo nuk e dijë saktësisht se si quhet drejtori ekonomik, problemet janë të mëhershme. Ai është në mesin e atyre drejtorëve që ishin pjesë e debatit për ndryshime. Ai me siguri kur ka kuptuar se do të shkarkohet, ka marrë një veprime të tillë. Pjesën e disa rasteve për implikime në kriminalitet, organet e hetuesisë do të kontrollojnë, duke filluar nga Zoran Zaevi dhe vazhduar tutje në hierarkinë e ekzekutivit. Thelbi për të vepruar kështu nga drejtori, ka filluar atëherë kur e kanë njoftuar njerëzit e tij se do të shkarkohet. Për këtë arsye ministri ka vendosur që me automatizëm të shkarkojë të njëjtin, pasi që drejtori ekonomik i Gjinekologjisë filloi të fliste gjëra koti dhe nuk mundeshin të parashikohen veprimet e tija. Nuk guxojmë të lejojmë asnjëri të bëj lojëra me institucionet dhe me pozitën që i është besuar” ka theksuar Zoran Zaev, Kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments