15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZijadin Sela / Nuk më ka pëlqyer nominimi i Blerim Rekës nga...

Zijadin Sela / Nuk më ka pëlqyer nominimi i Blerim Rekës nga Albin Kurti për shef të diplomacisë së Kosovës

Gazeta Express
22 Janar 2020 10:09

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për Zhurnal nominimin e profesor Blerim Rekës për shef të diplomacisë kosovare, përcjell Gazeta Express.

Ai mes tjerash tha se ky nominim nuk i ka pelqyer sepse profesori Blerim Reka është i nevojshëm në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Unë kam qenë ithtarë i ndryshimit në Kosovë. Unë personalisht kam përkrahur z.Kurti që të fiton zgjedhjet në emër të ndryshimit që duheshte të vijë atje. Më duhet të them që nuk jam përkrahës i idesë që z.Reka të merr mandat ministri në Kosovë.

Sepse z.Reka bashkë me mua, bashkë me z.Gashi dhe z.Kasami kemi shumë punë për të bërë këtu. Z.Reka ka pasur ofertën time publike çdoherë sepse ai e pasuron skenën politike këtu në Maqedoni dhe ai duhet të jetë pjesë e procesit politik, i rëndësishëm këtu në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht duhet të jetë pjesë edhe e listave për deputet”, është shprehur mes tjerash Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments