Zgjedhjet lokale në Rusi: Bashkëpunëtorët e Navalny-t, fitore në qytetin ku ai u helmua

41

Dy aleatë të disidentit rus Alexei Navalny fituan zgjedhjet lokale në Tomsk, një qytet siberian ku, sipas bashkëpunëtorëve të tij, ai u helmua muajin e kaluar.

Ksenia Fadeyeva dhe Andrei Fateyev u zgjodhën në Bordin e Qytetit Tomsk në zgjedhjet lokale tre-ditore që përfunduan këtë fundjavë, njoftoi të hënën agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Miq, ne kemi fituar, faleminderit për mbështetjen tuaj. Unë fitova në shtatë nga nëntë qendrat e votimit. Mendoj se e kuptoni se sa e rëndësishme është të fitosh pas gjithçkaje që ndodhi në Tomsk, “shkroi Fadeyeva në profilin e saj në Twitter.

Navalny, i cili konsiderohet si një nga kundërshtarët më të ashpër të Presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në një fluturim nga Tomsku për në Moskë.

“Rusia e Bashkuar” humbi shumicën e saj

Prandaj aeroplani u ul në qytetin siberian të Omskut ku Navalny u shtrua në spital dhe dy ditë më vonë u transferua në Gjermani për mjekim.

Gjermanët arritën në përfundimin se ai u helmua me “Novichok”, një lloj helmi rus i epokës sovjetike.

Navalny ishte në Tomsk për të mbështetur kandidatët e opozitës.

Partia më e madhe, “Rusia e Bashkuar”, humbi shumicën e saj në atë qytet, tregojnë të dhënat zyrtare.

Putini nuk është anëtar i ndonjë partie politike, gjë që e lejon atë të distancohet nga vendimet jopopullore të marra nga vartësit e tij. /tesheshi.com/