3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZeka për Ratkocerin: Biznesmen i pushtetit që nuk ka guxim për debat...

Zeka për Ratkocerin: Biznesmen i pushtetit që nuk ka guxim për debat publik

Pas polemikave të shumta që u ngritën kohëve të fundit mes gazetarit Arben Ratkoceri dhe eksponentit të Alternativës Zekirija Ibrahimi, ky i fundit edhe njëherë e akuzon Ratkocerin se është biznesmen i pushtetit që nuk ka guxim për debat publik.

Këtë koment, Ibrahimi e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e Gazetës Express se “A mendoni se i bën mirë kjo revoltë partisë dhe koalicionit tuaj në këtë kohë parafushate?”

Zekirija Ibrahimi tha se ai vetëm po i shpreh bindjet e tija personale, dhe se devijimet e teksteve që i shkruan i bëjnë biznesmen të pushtetit, që nuk kanë guxim për debat publik, duke iu referuar pronarit të gazetës Koha, Arben Ratkocerit.

“Nëse e keni fjalën për postimet e mia në FB, duhet të them se ato nuk janë në funksion të asnjë fushate, por thjesht janë bindje të mia personale si shtytje intelektuale. Unë nuk jam kundër askujt dhe nuk kam arsye të jem kundër dikujt. Thjesht, shpreh opinionim tim për fenomenet shoqërore. E devijimet që u bëhen qëndrimeve të mia nga biznesmenë të pushtetit, që nuk kanë guxim as për debat publik intelektual, ato janë përtej fuqisë sime. Fundja secili e bën detyrën e vet” tha Zekirija Ibrahimi për Gazetën Express.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments