3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaEkonomiZaevi u takua me përfaqësuesit e qytetarëve të dëmtuar nga “Eurostandard Bank”

Zaevi u takua me përfaqësuesit e qytetarëve të dëmtuar nga “Eurostandard Bank”

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, sot u takua me përfaqësuesit Këshillit iniciues për të formuar shoqatën e qytetarëve të dëmtuar nga “Eurostandard Banka”. Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, u ndanë disa nga problemet, me të cilat përballen qytetarët e dëmtuar, personat fizikë dhe juridikë pas falimentimit të “Eurostandard Bank” dhe u dëgjuan propozimet e Këshillit iniciues për zgjidhje të mundshme. Kryeministri Zaev njoftoi se propozimet do të shqyrtohen nga institucionet dhe se përfaqësuesit e Këshillit iniciues për këtë do të njoftohen. Në takim, siç thuhet në kumtesë, është mirëpritur gatishmëria e kryeministrit Zaev dhe Qeverisë për takim, në mënyrë që të diskutohet problemi dhe zgjidhjet e mundshme. bs/bsh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments