Zaevi të mërkurën takohet me Edi Ramën në Tiranë

0
99

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane më 13 mars (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore.

“Para dite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here