Zaevi parashikon që BDI do të ketë 13 deputetë

40

Ish Kryeministri Zoran Zaev dhe njëherit lider i LSDM -së ka deklaruar se ai është i gatshëm ti jep 13 deputetë Mickoskit të VMRO -së që ai të mund të formojë një qeveri minoritare ose të pakicës informon TetovaSot

Në anën tjetër Mickoski i tha Zaevit që t’ia linte matematikanëve matematikën.

Unë kam vërtetuar që nuk kam paragjykime për përkatësinë etnike të ndonjë qytetari apo kandidati për kryeministër, sepse për mua ka njerëz vetëm me cilësi dhe me cilësi të ulët, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kur u pyet nëse kandidati i BDI-së për kryeministër Naser Ziberi është i pranueshëm për të përcjellë TetovaSot.
Zaev ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë nën shantazhë.

“Ne nuk do ta lejojmë veten të shantazhohemi. Unë jam kandidati për kryeministër dhe do të jem kryeministri i rradhës. Unë jam gati të dorëzoj 13 deputetë tek Mickoski që ai të mund të formojë një qeveri minoritare. Askush nuk duhet të negociojë nën shantazhe “- tha Zaev.

Zaev u shpreh se me grupin parlamentar të LSDM-së, BDI nuk mund të jetë në Qeveri me një gjendje të tillë apo shantazh. Unë besoj se mund të arrijmë në 60 ose më shumë deputetë, por me shantazhin që të jemi me BDI në Qeveri, dhe kandidati i tyre të jetë deputet, është absolutisht e papranueshme u shpreh Zaev.