Zaevi / Emërimi i Erolld Musliut, është kompetencë e presidentit

0
68

Pas vërejtjeve të BDI-së për emërimin e Erolld Musliut për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim, kryeministri Zoran Zaev tha se emërimi i Erolld Musliut për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim është kompetencë e presidentit të shtetit.

“Presidenti din të mos konsultohet për çështje të caktuara dhe është e drejtë e tij. Konsultimet do të vazhdojnë. Presidenti i shtetit do të përgjigjet, unë nuk do të përzihem në këtë pjesë. Është kompetencë e tij, e drejta e komentimit për raste të caktuara nga të gjitha partitë politike është e mirëseardhur”, tha Zaevi.
Zaev gjithashtu tha se pritet që javën e ardhshme të ketë takim të ri me kreun e integristëve Ali Ahmeti për ndryshimet e paralajmëruara në qeveri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here