7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaTeknologjiVOA / Hakerë të huaj sulmojnë punën kërkimore për COVID-19

VOA / Hakerë të huaj sulmojnë punën kërkimore për COVID-19

Një zyrtare e lartë e FBI-së për sigurinë kibernetike tha të enjten se hakerë të qeverive të huaja kanë ndërhyrë në rrjetet e kompanive që kryejnë kërkime për kura të mundshme për COVID-19, sëmundjen e frymëmarrjes nganjëherë fatale, që shkakton koronavirusi.

Zv.ndihmës drejtorja e FBI-së Tonya Ugoretz u tha pjesëmarrësve në një panel në internet, të organizuar nga Instituti Aspen, se FBI-ja kohët e fundit kishte parë hakerë të mbështetur nga shtete të huaja që gjurmonin përreth një seri institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe institucionesh kërkimore.

“Ne sigurisht kemi parë veprimtari zbulimi dhe një numër ndërhyrjesh në disa nga këto institucione, veçanërisht ato që e kanë identifikuar publikisht veten se janë duke bërë punë kërkimore për COVID-in”, tha ajo.

Zonja Ugoretz tha se është e kuptueshme që institucionet që punojnë për kura premtuese ose një vaksinë të mundshme të lajmërojnë publikisht për punën e tyre. Sidoqoftë, tha ajo, “ana e trishtë është se kjo i bën ata një objektiv për shtetet e tjera që janë të interesuara të grumbullojnë detaje të sakta rreth asaj që po bëhet dhe ndoshta edhe të vjedhin të dhënat e pronësisë intelektuale nga këto institucione”.

Zonja Ugoretz tha se hakerat e mbështetur nga shteti shpesh e kanë pasur në shënjestër industrinë bio-farmaceutike, por tha se “sigurisht që kjo është shtuar gjatë kësaj krize”. Ajo nuk i përmendi vendet konkrete.

Zonja Ugoretz gjithashtu nuk identifikoi kompanitë e vëna në objektiv të sulmeve. FBI-ja nuk iu përgjigj një emaiil ku kërkoheshin komente të mëtejshme/VOA.17 prill 2020, 10:57

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments